Zbulohet arsyeja pse disa njerëz mbeten negativë ndaj koronavirusit

Zbulohet arsyeja pse disa njerëz mbeten negativë ndaj koronavirusit

Shpjegimi përse disa njerëz rezultojnë negativë për COVID-19, pavarësisht ekspozimit ndaj virusit, mund të qëndrojë në “kujtesën imune”, thonë shkencëtarët.


Një studim i ri ka treguar se disa individë e pastrojnë shpejt virusin nga trupi i tyre për shkak të reagimit të fortë imunitar të qelizave T ekzistuese, që do të thotë se testet e tyre regjistrojnë një rezultat negativ.

Të gjithë i njohim ata njerëz që, pavarësisht se e gjithë familja e tyre është e infektuar me COVID-19, nuk kanë qenë asnjëherë pozitivë për virusin korona, dhe tani shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim që tregon se disa njerëz përjetojnë një “infeksion aborti” në të cilin virusi hyn në trup, por qelizat T të sistemit imunitar e pastrojnë atë në fazën më të hershme, që do të thotë se PCR dhe testet e antitrupave tregojnë një rezultat negativ, shkruan Guardian.

Lexo edhe

Video

error: