Zbulohen mbetjet e rreth 100 trupave në rrugën e aeroportit në Damask
Bota
Lexohet për: 1 min.
Zbulohen mbetjet e rreth 100 trupave në rrugën e aeroportit në Damask
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Eshtrat e rreth 100 personave u zbuluan sot përgjatë rrugës që dërgon në aeroportin në kryeqytetin sirian Damask.

Eshtrat u gjetën në çanta trupash dhe të shpërndara përgjatë rrugës. Disa nga çantat e trupit ishin të shënuara me mbishkrime persiane. Autoritetet kanë nisur operacionet në zonë për të kryer një hetim më të thellë.

Bashar al-Assad, udhëheqësi i Sirisë për 24 vjet, iku në Rusi pasi grupet antiregjim morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke i dhënë fund sundimit të partisë Ba’ath pas 61 vjetësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025