Zbulohen detaje të reja rreth shkarkimit të Contes nga Tottenhami

Zbulohen detaje të reja rreth shkarkimit të Contes nga Tottenhami

Tottenham Hotspur thuhet se dëshironte që Antonio Conte të vazhdonte si trajner deri në fund të sezonit, pavarësisht se largimi i tij në muajin mars erdhi si pasojë e një akordi mes dy palëve.

Conte u largua nga Tottenhami pas barazimit 3:3 me Southamptonin, ku skuadra e tij asokohe humbi një epërsi prej dy golave vetëm për të barazuar më pas me Southamptonin, i cili momentalisht gjendet në fundin e tabelës së Premier Ligës, raporton KosovaPress.

Conte më pas shpërtheu në një intervistë pas ndeshjes, ku vuri në pikëpyetje mentalitetin e lojtarëve, si dhe ambicien krerëve të klubit londinez.


Spekulimet për shkarkim të Contes filluan kur trajneri italian ishte në Itali gjatë ndeshjeve të kombëtareve.

Sipas “The Sun”, ndërsa shefi i Tottenhamit, Daniel Levy ishte i përgatitur që Conte të largohej në fund të këtij sezoni, ai nuk ishte i përgatitur që trajneri italian do të largohej më herët.

Po ashtu, thuhet se Levy ishte i vetëdijshëm për katastrofën që mund të ndodhë nëse nuk gjendej zëvendësimi i Contes.

Lexo edhe

Video