Të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shënohet ‘Dita Olimpike” që shënon edhe përfundimin e shumë aktivitete sportive që u zhvilluan nëpër komunat e Kosovës në kuadër të ‘Javës Olimpike”
Numër i madh nxënësish e sportistësh kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë kësaj jave, duke u bërë pjesë e këtij manifestimi të madh të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).Ndërsa, kryetari i Komisionin për organizimin e aktiviteteve të javës olimpike, Halil Sylejmani zbuloi detaje na aktivitete e “Ditës Olimpike”.
Kurse, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Sporteve, Musa Selimi bëri të ditur se në këtë universitet do të ketë disa gara mes studentëve në shënim të ‘’Javës Olimpike’.
“Numri i pjesëmarrësve ka arritur diku mbi 1600 nxënës dhe kryesisht 75 mësimdhënës ose prmomotorë apo sportistë të cilët kanë zhvilluar aktivitete kryesisht në lojëra, ecje, vrapime dhe lojëra profesionale duke iu mbajtur edhe orë ligjëruese se si janë vlerat olimpike dhe çka shërbejnë, që janë të mira për shëndetin e fëmiut, sportistit dhe shëndetin e mbarë promovimit të vlera të rregullta”, deklaroi Borovci.