Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Zyra e kryeministrit britanik ka shpalosur detaje nga biseda telefonike ndërmjet Boris Johnson dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky këtë mbrëmje.

“Udhëheqësit diskutuan bllokadën e neveritshme të Putin-it ndaj Odesës, portit më të madh të anijeve të Ukrainës. Kryeministri (Johnson) vendosi të dyfishojë përpjekjet për të ofruar ushqim jetik dhe ndihmë humanitare për popullin e Ukrainës dhe për të siguruar që vendi të jetë në gjendje të eksportojë në pjesën tjetër të botës”, thuhet në deklaratë.


Për më tepër bëhet e ditur se të dy liderët ranë dakord për nevojën që komuniteti ndërkombëtar të mbetet i bashkuar në dënimin e barbarizmit të presidentit rus Vladimir Putin.

“Kryeministri tha se çdo vend kishte për detyrë të ndihmonte Ukrainën në luftën e saj për liri, si tani ashtu edhe në planin afatgjatë,” përfundon deklarata.

Lexo edhe

Video