Zbatimi i marrëveshjes edhe në Merdare, qytetarët e mirëpresin

Zbatimi i marrëveshjes edhe në Merdare, qytetarët e mirëpresin

Pas largimit të barrikadave nga serbët në Jarinje dhe Bërnjak dhe të Njësisë Speciale të Kosovës, ka nisur sot zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Kosova dhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Implementimi i kësaj pikë po zbatohet në Merdare, ku të gjithë shoferët që po hyjnë në Kosovë dhe ata që po dalin jashtë saj e që kanë targat e veturave RKS apo SRB po mbulojnë simbolet shtetërore.


Ndonëse ka qarkullim më tw vogël se më 20 shtator kur edhe wshtw marrw vendimi nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet me Serbinë, qytetarët që kaluan kufirin në Merdarë në përgjithësi po mirëpresin marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke thënë se procedura e re nuk po u merr kohë sa ajo paraprakja.

Ndërkaq, më 21 tetor pritet që të nis punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të lartë. Grupi brenda 6 muajve duhet të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të tillë.

Lexo edhe

Video

error: