Zaniolo te Milani? Flet agjenti i lojtarit

Zaniolo te Milani? Flet agjenti i lojtarit

Agjenti i Nicolò Zaniolos ka thënë se një ofertë nga Milani do të ishte një lajm i mrekullueshëm për talentin e Romës, pasi e ardhmja e tij mbetet në dyshim.

Ka pasur raporte se kuqezinjtë po synojnë transferimin e italianit për sezonin e ri ku do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe po ashtu do të përpiqen ta mbrojnë titullin e kampionit.

Mediat italiane ditëve të fundit kanë raportuar se Milani ka ofruar para plus shërbimet e Alexis Saelemaekers për të sjellë Zaniolo në “San Siro” dhe agjenti i lojtarit nuk i ka mohuar këto raportime, përcjellë KosovaPress.

“Do të ishte një lajm i mrekullueshëm, por nuk di asgjë për të”, tha Claudio Vigorelli për “Sportitalia”.


Zaniolo mbush 23 vite muajin e ardhshëm dhe shënoi tetë gola dhe nëntë asistime në 42 ndeshje për Romën këtë sezon.

Ky do të ishte një rikthim në qytetin e Milanos për Zaniolon, megjithëse në anën tjetër të tij, pasi Zaniolo ishte në ekipin e të rinjve të Interit në sezonin 2017-18 përpara se të shitej te Roma si pjesë e operacionit për Radja Nainggolan.

Kontrata e tij me “Giallorossët” zgjat deri në qershor të vitit 2024, por ka pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e tij, me Juventusin gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij.

Lexo edhe

Video