Zanetti siguron tifozët: Lautaro do të qëndrojë gjatë tek Interi

Zanetti siguron tifozët: Lautaro do të qëndrojë gjatë tek Interi

Javier Zanetti i dërgon një mesazh Barcelonës, që prej kohësh e ka përfshirë Lautaro Martinezin në listën e dëshirave të merkatos.


Në një prononcim për mediat e huaja, ish-mbrojtësi dhe kapiteni zikaltër, u shpreh se Martinez nuk do të largohet nga Interi, sipas tij ai do të jetë pjesë e Interit edhe për një kohë të gjatë, shkruan KosovaPress.

“Lautaro është është një djalë shumë inteligjent, po e shfrytëzon në maksimum mundësinë për të luajtur në një kampionat si Serie A. Duke e parë me ngjyrat e Interit, është një krenari, dhe kjo më bën të lumtur, sepse mendoj se do ta kemi këtu për një kohë të gjatë”, u shpreh Zanetti./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: