Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli do të zhvillojë sot një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të garave evropiane, përkatësisht FIBA Europe Cup.
Ylli do ta ketë sot ndeshjen e dytë në shtëpi dhe të pestën në grupet e kësaj gare, ku do të përballet me Niners Chemnitz në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00, raporton KosovaPress.
Suharekasit kanë një fitore dhe tri humbje deri tani, prandaj fitorja në përballjen e sotme do të ishte tejet e vlefshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje në këtë garë.
Në takimin e kaluar mes Niners dhe Yllit, kampioni kosovar pësoi humbje me rezultat të thellë 90:60.
Niners deri tani kanë dy fitore e dy humbje në grup, aq sa ka edhe Bambers, kurse lider i tabelës ësht Hapoel Galil Elion.