Ylli triumfon edhe në finalen e dytë të playoff-it kundër Trepçës

Ylli triumfon edhe në finalen e dytë të playoff-it kundër Trepçës

Ka përfunduar përballja e sotme mes klubit të basketbollit Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku ky i fundit ka shënuar fitore me epërsi të thellë prej 14 pikëve.

Pas afro 48 minutave lojë të zhvilluara në palestrën “Minatori”, Ylli e ka mposhtur me rezultat të thellë 60:46 Trepçën, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për finalen e dytë të playoff-it të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte vendimtare për këtë takim, ku Ylli kryesoi në çerekun e parë me shifrat 22:6, kurse çerekun e dytë e mbylli me rezultat 17:12.


Pjesën e dytë të ndeshjes e filluan më mirë mitrovicasit, ku çerekun e tretë e mbyllën me shifrat 15:11 në favorin e tyre, kurse në çerekun e fundit kishin epërsi prej tre pikëve, respektivisht 13:10.

Por, pjesa e dytë e ndeshjes nuk mjaftoi që Trepça ta siguroj fitoren si vendase, pasi që mposhtet me shifrat 60:46 nga Ylli.

Më i miri i ndeshjes ishte Andrew Gordon i Trepçës me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse më i dalluari te Ylli ishte Henrik Sirko me 13 pikë, katër kërcime e dy asistime.

Rezultatin final është 60:46 në favor të Yllit.

Lexo edhe

Video