Ylli mysafirë i Benficas në Ligën e Kampionëve, ja formacionet e mundshme

Ylli mysafirë i Benficas në Ligën e Kampionëve, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 22:00 do të zhvillohet një përballje tejet interesante, ku kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli është mysafirë i Benficas, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli debuton sot në Ligën e Kampionëve, ku do të synojë me çdo kusht befasinë në “Pavilhao Fidelidade” të Lisbonës kundër portugezëve të Benficas, përcjell KosovaPress.

Formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit ka Benfica, ku ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje, krahas Yllit që ka dy fitore dhe tre humbje.


Në ndeshjen e fundit të zhvilluar të dy skuadrat pësuan humbje, ku Ylli u mposht nga Sigal Prishtina me shifrat 77:56, kurse Sportingu shënoi fitore kundër Benficas me rezultat 89:84.

Sa i përket ndeshjes së sotme, më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Benfica: Frank Gaines, Dennis Clifford, Ivan Almeida, Joao Gomes, Macram Ben Romdhane

Ylli: Bashir Ahmed, Henrik Sirko, Chris Harris, Ardit Pepaj, Valon Bunjaku

Lexo edhe

Video