Ylli mposht Vëllaznimin dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Ylli mposht Vëllaznimin dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Golden Eagle Ylli është gjysmëfinalisti i parë i Superkupës së Kosovës pas triumfit ndaj Vëllaznimit.

Skuadra nga Suhareka ishte më efikase që nga minuta e parë e ndeshjes duke qëndrua gjithmonë në epërsi dhe pas 20 minutave të para, rezultati ishte 48 me 35.


Edhe në çerekun e tretë u pa e njëjta pasqyrë e lojës, por me një përmirësim të lehtë në lojën e Vëllaznimit, por rezultati mbetej i thellë për Yllin që në fund triumfoi me shifrat 94-75.

Në gjysmëfinale Ylli do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Ponte Prizreni që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Lexo edhe

Video