Ylli i Norwichit në Kosovë, kapet duke festuar në dasmë me plis e flamur të Shqipërisë – video

Ylli i Norwichit në Kosovë, kapet duke festuar në dasmë me plis e flamur të Shqipërisë – video

Futbollisti i Kombëtares së Finlandës dhe ylli i Norwichit, Teemu Pukki është kapur duke festuar në Kosovë.

Pukki momentalisht gjendet në Prishtinë duke festuar martesën e motrës së tij, përcjell KosovaPress.


Në një video të publikuar shihet Pukki duke vallëzuar në mes të turmës me plis në kokë dhe me muzikë shqiptare duke e mbajtur flamurin e Shqipërisë në dorë.

Nga postimet në “Instagram” të disa prej atyre që ishin aty, shihet se sa e gjallë ishte atmosfera në dasmë, ku të ftuarit u mblodhën rreth çiftit të dasmës për një valle tradicionale.

Videon e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video