Ylli i Liverpoolit rinovon kontratën deri në vitin 2027

Ylli i Liverpoolit rinovon kontratën deri në vitin 2027

Gjiganti anglez, Liverpool e ka konfirmuar që Curtis Jones ka nënshkruar një kontratë afatgjate me klubin.

Jones iu bashkua Liverpoolit që prej moshës 9 vjeçare, dhe lidhja e tij me klubin e fëmijërisë tani është zgjatur, pasi që ylli anglez i besoi të ardhmen “Të Kuqve” deri në vitin 2027, raporton KosovaPress.

“Fillimisht, dua t’i falënderoj të gjithë stafin e trajnerëve për besimin e treguar drejt meje, që më kanë dhënë shansin mua”, tha Jones për “Liverpoolfc.com” pasi që nënshkroi kontratën e re.


“Dhe sigurisht unë, unë jam tejet i lumtur, jam përplot me emocione. Ishte një gjë e lehtë për të vendosur. Është klubi i fëmijërisë sime, jam një vendas, e kam përkrahur klubin gjatë gjithë jetës sime, kështu që po jam shumë i lumtur dhe mezi pres të shoh se çfarë ka e ardhmja për mua”, shtoi më tej mesfushori anglez.

Curtis Jones ka arritur të bëjë 81 paraqitje në karrierë për Liverpoolin, duke shënuar tetë gola që nga debutimi i tij në janar të vitit 2019.

Ai ka fituar titujt si Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield, si dhe ka bërë histori pasi që arriti të jetë kapiteni më i ri në histori të Liverpoolit me 19 vite e 5 ditë, në fitoren në FA Cup kundër Shrewsbury Town në muajin shkurt të vitit 2020.

Lexo edhe

Video