Ylli i Liverpoolit heq dorë nga Portugalia

Ylli i Liverpoolit heq dorë nga Portugalia

Pasi që i informoi vetëm përmes një mesazhi nga telefoni, ylli i Liverpoolit, Fabio Carvalho ka hequr dorë nga përfaqësimi i grupmoshave U21 te Kombëtarja e Portugalisë, duke përhapur spekulime se ai mund të rikthehet përsëri te Anglia.

Carvalho, i cili ka lënë përshtypje të mira në “Anfield” që prej transferimit nga Fulhami gjatë verës, kishte përfaqësuar Anglinë në grupmoshat e reja, por ishte thirrur nga U21 e Portugalisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian më herët këtë vit, raporton KosovaPress.


Carvalho ka lindur në Portugali por kishte ardhur në Londër në vitin 2013 dhe ishte i përfshirë në listën prej 55 lojtarëve të Portugalisë për Kupën e Botës, por që tani është konfirmuar se 20 vjeçari e ka bërë të qartë se ai nuk ka dëshirë që të përfshihet në grumbullim me portugezët, bëhet e ditur nga një komunikatë nga Federata Portugeze e Futbollit.

“Një futbollist ka vendosur që të heq dorë nga paraqitja për grupmoshat U21 të Kombëtares së Portugalisë. Fabio Carvalho informoi Federatën Portugeze të Futbollit përmes një mesazhi me telefon që ai nuk dëshiron që të vazhdojë të paraqitet për Portugalinë U21”, shkruante në komunikatën e Federatës Portugeze të Futbollit.

Nuk u dha asnjë arsye zyrtare se pse Carvalho ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Portugalisë. Ai bëri katër paraqitje për skuadrën U-21 të Portugalisë dhe shënoi dy gola.

Lexo edhe

Video