Golden Eagle Ylli është rikthyer te fitoret, duke mundur Bashkimin me rezultat 75:58, në xhiron e 21-të të Prince Caffe Superligës.
Te therandasit u dallua Gëzim Morina me 23 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit u dallua Sandro Samuels me 18 pikë e 12 kërcime.
Golden Eagle Ylli ka 16 fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi numëron nëntë fitore e 12 humbje.