Ylli i Evertonit pritet të jetë zëvendësimi i Mbappes te PSG

Ylli i Evertonit pritet të jetë zëvendësimi i Mbappes te PSG

22-vjeçari francez është duke refuzuar rinovimin e kontratës me gjigantin e Ligës 1 të Francës.

Sulmuesi brazilian i Evertonit Richarlison është zgjedhja e vetme për ta zëvendësuar Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, nëse ky i fundit largohet drejt Real Madridit këtë javë, raporton “Eurosport”.

Ylli brazilian ka treguar paraqitje tejet të mira në Kupën e Amerikës dhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kështu duke tërhequr vëmendjen e krerëve të PSG-së, përcjell KosovaPress.


PSG dhe Everton kanë një histori të mirë marrëveshjesh mes tyre, pasi që vitin e kaluar gjiganti francez e mori në huazim Moise Kean nga skuadra angleze, ndërsa në vitin 2019 transferuan mesfushorin Idrissa Gueye.

Sezonin 2020/21, Richarlison kishte 40 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin, duke regjistruar 13 gola dhe tri asistime.

Everton e vlerëson sulmuesin 24-vjeçar rreth 60 milionë euro, shumë të cilën duhet ta paguajë PSG nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e Richarlison.

Lexo edhe

Video