Ylli i Chelseat arrin marrëveshje në parim me Barcelonën

Ylli i Chelseat arrin marrëveshje në parim me Barcelonën

Klubi anglez Chelsea po vazhdon të humbasë lojtarë, ku pas Andreas Christensen raportohet se një tjetër mbrojtës është pranë largimit nga londinezet.

Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, mbrojtësi i krahut të majtë Marcos Alonso ka arritur marrëveshje në parim me Barcelonën për tu transferuar këtë verë në “Camp Nou”.


Prioriteti i Alonsos është rikthimi në La Liga dhe jo rinovimi i kontratës me “Blutë” e Londrës, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e Alonsos me Chelsea skadon në qershor të vitit 2023, dhe mbetet të shihet çmimi që do vendosë klubi anglez për të, pasi që Barça nuk mund të paguajë shifër të lartë për shërbimet e spanjollit.

Që prej transferimit të tij nga Fiorentina te Chelsea, Marcos Alonso ka arritur të bëjë 212 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 29 gola dhe 23 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video