Ylli i Chelsea: Vendimi më i mirë kur e refuzova Liverpoolin

Ylli i Chelsea: Vendimi më i mirë kur e refuzova Liverpoolin

Timo Verner ka thënë se ka bërë zgjedhjen e duhur kur vendosi t’i bashkohej Chelseat duke e refuzuar kalimin te Liverpooli derisa të dy skuadra do të ballafaqohen në luftën për titull këtë edicion.

24-vjeçari erdhi në “Stamford Bridge” për 47.6 milionë funte nga RB Leipzig.


“Kur vendosa të largohem nga Leipzigu kam biseduar me klube të ndryshme. Përveç Chelsea kishte edhe klube të tjera të interesuara, por tani nuk dua të flas për ato”, u shpreh Werner.

“Më kërkonte edhe Liverpooli, ata janë një ekip i mirë dhe mbase edhe atje mund të përshtatesha, por në fund vendosa t’i bashkohesha Chelsea dhe ky ishte një vendim i mirë nga ana ime. Është ekip i mrekullueshëm dhe mendoj se me trajnerin Frank Lampard mund të bëjmë paraqitje të mira”, shtoi në fund reprezentuesi gjerman./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: