Ylli i Arsenalit pritet të mungojë në ndeshjen kundër Leeds
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

William Saliba pritet që t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e Premier Ligës kundër Leeds United, pasi që mbrojtësi francez po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në shpinë.

Saliba ka humbur vetëm një ndeshje të Arsenalit këtë sezon, kështu duke e formuar një partneritet tejet të fortë në mbrojtjes me brazilianin, Gabriel, raporton KosovaPress.

Por, Saliba u detyrua që të largohet nga ndeshja, në humbjen e Arsenalit në Ligën e Evropës nga Sporting Lisbona, për shkak të një lëndimi në shpinë.

Saliba mungoi në ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Crystal Palace, të cilën “Topçinjtë” e fituan me rezultat 4:1, dhe më pas u largua nga grumbullimi në Kombëtaren e Francës.

Në stërvitjen e sotme para ndeshjen së nesërme me Leeds, u vërejt mungesa e William Salibas dhe Eddie Nketiah.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024