Yaya Toure përkrah Cityn: Do ta fitojnë me stil
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit, ish-futbollistë të shumtë po i japin parashikimet e tyre, ndër ta edhe legjenda e kampioni anglez, Yaya Toure.

Toure padyshim që është në përkrahje të Cityt duke marrë parasysh se ishte për tetë sezone pjesë e tij, ndërsa tha se kampioni anglez do ta mposht Interin me stil, raporton KosovaPress.

“Unë mendoj që Manchester City do ta fitojnë atë me stil. Siç e dinë të gjithë, ata janë favorit. Kur e shikoni rrugëtimin se si erdhën këtu, ishte fantastik – ata luajtën kundër Real Madridit dhe Bayernit, kështu që kanë më shumë besim se kurrë për këtë finale. Kam shumë respekt për Interin, ata erdhën nga larg dhe nuk ka qenë e lehtë. Por, për mua, Manchester City është favoriti në këtë ndeshje”, tha Toure.

City dhe Interi përballen sot në stadiumin “Ataturk Olympic” me qëllimin e vetëm për ta ngritur në fund trofeun e Ligës së Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024