Yahoo nuk do të jetë më i aksesueshëm nga Kina

Yahoo nuk do të jetë më i aksesueshëm nga Kina

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit presionin ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e aksesueshme nga Kina”.

Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.


“Marrë parasysh sfidat në rritje te bizneseve dhe ambientin ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të aksesueshme nga Kina, prej 1 nëntorit”, ka thënë kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë, prej kohesh janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.

Yahoo operonte në Kinë qe prej vitit 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit. Edhe firmat kineze po vuajnë efektet e një goditjeje më të gjerë teknologjike, pjesë e një plani pesë-vjeçar nga shteti për të rregulluar ekonominë e tij.

Gjigandit Alibaba iu dha një gjobë rekord prej 2.8 miliardë dollarësh në fillim të këtij viti. Dikur rival i Google si motori i kërkimit i zgjedhur në ditët e para të internetit, Yahoo ka pësuar rënie të pasurisë gjatë dy dekadave të fundit.

Lexo edhe

Video