Xi thekson kontributin dhe zhvillimin e grave në mbledhjen e OKB-së

Xi thekson kontributin dhe zhvillimin e grave në mbledhjen e OKB-së

Presidenti i Kinës theksoi arritjet e jashtëzakonshme të grave në shoqëri dhe sfidat globale përpara atyre, duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta për të nxitur barazinë gjinore dhe punësimin e grave.

Në videofjalimin e vet në një mbledhje të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me rastin e 25-vjetorit të Konferencës Botërore të Grave, presidenti Xi tha se Kina përkrah punën e OKB-së në dhënien përparësi të grave dhe rritjen e investimeve, për të zhdukur probleme të tilla si dhuna, diskriminimi dhe varfëria.

“Pesë vjet më parë propozova zhvillimin e një samiti global të grave dhe paraqita një sërë nismash për bashkëpunimin global, të cilat janë zbatuar plotësisht. Në pesë vjetët e ardhshëm, Kina do të dhurojë 10 milionë dollarë amerikanë për Programin e Grave të OKB-së. Kina do të vijojë të sponsorizojë Çmimin Kinë-UNESCO për Arsimimin e Vajzave dhe të Grave dhe propozon një tjetër samit global të grave në vitin 2025.”

Xi tha se mjeket, infermieret, punonjëset e lagjeve dhe vullnetaret në mbarë botën kanë luftuar në frontin e parë kundër COVID-19. Ndërsa në Kinë, mbi 40 mijë punonjës shëndetësie nga mbarë vendi shkuan menjëherë në Hubei, provincën e goditur më rëndë nga virusi, dhe dy të tretat e tyre ishin gra dhe vajza.


Presidenti Xi shprehu admirim për përkushtimin e tyre në luftën kundër epidemisë:

“Një infermiere e re nga provinca Guangdong nuk kishte mbushur as 20 vjeçe. Kur një gazetar i tha se ajo vetë ishte një vajzë e re, që kishte nevojë për ndihmë nga të tjerët, infermierja iu përgjigj: ‘Nuk jam më vajzë e re kur vesh kostumin mbrojtës për të luftuar me virusin!’ Ky dialog e ka prekur të gjithë Kinën.”

Presidenti kinez tha se pikërisht dhjetëra mijë femra kineze si kjo infermiere e re, që ecën drejt rreziqeve, e kanë mbrojtur Kinën nga virusi. “Guximi i madh dhe puna e tyre në kushte shumë të vështira pasqyrojnë përkujdesin dhe dashurinë e madhe të punonjësve mjekësorë për pacientët. Dua t’i lavdëroj për këtë,” u shpreh Xi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteres u bëri thirrje grave e vajzave të bëjnë përpjekje për të qenë në krye të ndryshimeve transformuese në shoqëritë e goditura nga pandemia.

Konferenca e 4-t Botërore e Grave e OKB-së, me moton “Veprim për barazinë, zhvillimin dhe paqen”, mblodhi bashkë liderët botërorë në Pekin në vitin 1995 për të hartuar një plan gjithëpërfshirës për arritjen e barazisë globale. Agjenda njihet si “Platforma e Pekinit për veprim”. (Wang Lei)

Lexo edhe

Video

error: