Xhudo nuk ndalet, Zekaj prek çerekfinalen e Lojërave Mesdhetare Oran 2022 – foto

Xhudo nuk ndalet, Zekaj prek çerekfinalen e Lojërave Mesdhetare Oran 2022 – foto

Ekipi kosovar i xhudos është duke i vazhduar garat në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare Oran 2022, që po zhvillohen në Algjeri.


Xhudisti kosovar Shpat Zekaj i ka nisur në mënyrën më të mirë këto gara, ku shënoi fitore me shënim të artë, përcjell KosovaPress.

Në kuadër të kategorisë deri në 100 kilogramë, Zekaj mposhti xhudistin italian, Enrico Bergamelli, kështu duke vazhduar në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Lexo edhe

Video