Xhiro e parë e Bundesligas, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme – foto

Xhiro e parë e Bundesligas, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme – foto

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Bundesligas gjermane, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Skuadra e Freiburgut e ka nisur këtë sezon me një fitore bindëse, duke e mposhtur si mysafire Augsburgun me shifrat 4:0, përcjell KosovaPress.

Fitore sot regjistroi edhe Borussia Monchengladbachu, i cili mposhti me shifrat 3:1 skuadrën e Hoffenheim.


Barazimi i vetëm i ditës së sotme ishte në ndeshjen mes Wolfsburgut dhe Werder Bremenit, ku pas 90’ minutave lojë rezultati tregonte 2:2.

Ndeshja e fundit e programit të sotëm, që mund të konsiderohet edhe si derbi, përfundoi me fitore të Borussia Dortmundit, ku ky i fundit arkëton pikët e para të sezonit pasi mposht me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Bayer Leverkusenit.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Bundesligën gjermane i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video