Xheladini i LDK-së merr 51% të votave për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatin përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit i cili e nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini.  Sipas rezultatit të KQZ-së. Xheladini ka fituar me 51.16% të votave duke e lënë prapa kandidati ne partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani i cili ka marrë 48.84% të votave.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri nesër më datë 17 dhjetor në orën 11:00.


“Bexhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6 mijë e 192 vota, 51.16% ndërsa Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës 5 mijë e 912 vota me 48.84%. Me tetë vota për shpallet rezultati për komunën e Dragashit. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankesa në shpalljen e rezultatit Brenda 24 orëve duke filluar nga ora 11:00 deri nesër në orën 11:00 kanë të drejtë ankese”, ka thënë Radoniqi.

Vendimi i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Kujtojmë që më 14 nëntor 2021 është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.