“Xhebrailat” pas fyerjeve ndaj Batatinës: Kjo ishte më e pakta që mund t’i bënim laraskave dhe tuxharëve

“Xhebrailat” pas fyerjeve ndaj Batatinës: Kjo ishte më e pakta që mund t’i bënim laraskave dhe tuxharëve

Grupi i tifozëve të skuadrës së Ballkanit ishin sot protagonistë të një shfaqje jo të mirë në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Llapit ku iu drejtuan më fyerje të shumta trajnerit të Llapit Tahir Batatina aq sa edhe solli vendimin që ata të largohen nga tribunat në mënyrë që loja të vazhdonte ashtu sië duhej.

Pas ndeshjes ky grup i tifozëve ka lëshuar një reagim në “Facebook” ku ndër të tjera kanë thënë që nuk i shohin si të tepruara veprimet e tyre kundrejt siç kanë thënë ata “laraskave dhe tuxharëve”.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Ballkanit me rezultat 2-0, derisa “Xherbrailat”e kanë nisur reagimin e tyre duke kërkuar falje ndaj gjinisë femërore dhe fëmijëve që ishin të pranishëm.

“Së pari i kërkojmë ndjesë secilës femër dhe atyre fëmijëve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.”


“Xhebrailat” asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk janë pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.”, thuhet në fillimit të reagimit të tifozëve të Ballkanit.

“Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e anëtarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojmë të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.”

Në fund ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e federatës për t’i larguar nga tribunat e stadiumit.

“Xhebrailat” ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuan nga tribina, askund në botë nuk ekziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (për deri sa nuk hodhëm gjësende ose ndonjë përleshje), prandaj e cilësojmë absurde vendimin për përjashtimin tonë. “Xhebrailat” mirëpresin këdo që e do futbollin apo sportet në përgjithësi.”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Lexo edhe

Video