Xhaka: Veprat flasin më shumë se fjalët, Arteta e mbështet

Xhaka: Veprat flasin më shumë se fjalët, Arteta e mbështet

Me golin e bukur të realizuar nga gjuajtja e lirë ndaj Chelseat, duket se Granit Xhaka disi është çliruar pas kritikave të shumta nga të gjitha anët në drejtim të tij.

Pas ndeshjes, ai ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” se bashku me sulmuesin francez Alexandre Lacazette duke festuar golin dhe sipër saj ka vendosur mbishkrimin:


“Ndonjëherë veprimet flasin më shumë se fjalët. Krenar për ekipin tonë sonte.”

Ndërkohë që performancën e Xhakas e ka vlerësuar lartë edhe trajneri i Arsenalit Mikel Arteta i cili ka deklaruar pas ndeshjes se Xhaka gjithmonë ka qenë shumë i përkushtuar për klubin dhe se kjo është ajo çfarë ai ka vlerësuar shumë të lojtari, përcjell KosovaPress.

“Që kur kam qenë këtu ai gjithmonë e ka treguar veten e tij. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë vërtet mbështetës i tij. Ai bën gabime, siç bëjmë të gjithë, por angazhimi dhe karakteri i tij dhe sa dëshiron të luftojë për këtë klub dhe këtë ekip është e padiskutueshme, dhe mendoj se sot ai e tregoi atë përsëri.”, deklaroi Arteta.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.