Xhaka: Udhëtimi në Serbi nuk ishte vendim i lehtë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novisad të Serbisë, atje ku u ballafaqua me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë.”, ka thënë Xhaka i cili edhe shënoi një gol shumë të bukur ndaj tyre.

Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024