Granit Xhaka ka çmendur sot serbët, ku ishte një lider i padiskutueshëm në Kombëtaren e Zvicrës.
Zvicra e mposhti sot Serbinë me shifrat 3:2, kështu duke ia vulosur eliminimin nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress.
Te “Helvetikët” shkëlqyen dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ku ky i fundit e shënoi golin e parë të ndeshjes, ndryshe golin e epërsisë për Zvicrën.
Ndërkaq, Xhaka shkëlqeu në mesfushë, duke prishur në mënyrë fantastike aksionet e serbëve, dhe paraqitja e tij në fund u shpërblye me çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Xhaka edhe zyrtarisht është shpallur lojtari i ndeshjes kundër Serbisë.