Xhaka – Roma, këto janë zhvillimet e fundit

Xhaka – Roma, këto janë zhvillimet e fundit

Roma thuhet se po përgatit një ofertë të re për mesfushorin e Arsenalit Granit Xhaka dhe se një marrëveshje duket më afër tani pasi që “Topçinjtë” kanë njoftuar ardhjen e Albert Sambi Lokonga.

Xhaka është shfaqur si objektivi kryesor i trajnerit José Mourinho dhe Roma duket se janë afër sigurimit të shërbimeve të kapitenit të “Gunners”, i cili po bën presion për t’u bashkuar me “Giallorossët”.

Sipas gazetarit të “Sky Sport Italia” Fabrizio Romano, gjigandët e Serie A tani po përgatisin një ofertë të re për të nënshkruar me 28-vjeçarin i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës me Romën, përcjellë KosovaPress.


Sipas “Il Corriere dello Sport”, Xhaka do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare me 2.5 milionë euro në vit me gjigantët e Serie A, por një marrëveshje përfundimtare me Arsenalin nuk është arritur ende.

Roma ka ofruar 15 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar me kapitenin e Zvicrës, por Arsenali dëshiron që gjigantët e Serie A të rrisin ofertën e tyre.

Sidoqoftë, “Topçinjtë” njoftuan nënshkrimin e Lokongas të hënën dhe 21-vjeçari pritet të zëvendësojë Xhakën në Londrën e Veriut, që do të thotë se marrëveshja midis “Topçinjve” dhe Romës mund të jetë afër mbylljes.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: