Xhaka rikthehet në stërvitje
Lexohet për: 1 min.
18-Xhaka
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është rikthyer pjesërisht në stërvitje Të gjithë lojtarët e kombëtares helvetike do të marrin pjesë në stërvitjen taktike të enjten. Kapiteni Granit Xhaka është ende në përfundim të një programi special.

Megjithatë, Xhaka duhet të marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore të enjten, e cila ishte e mbyllur për publikun dhe më pas t'i rikthehet ushtrimeve të fitnesit. Ruben Vargas, i cili së fundmi ka ndjekur edhe një program individual, po i rikthehet plotësisht stërvitjeve ekipore.

Edhe para 1/16-tës kundër Italisë, të cilën e luajti në distancë të plotë, Xhaka u ankua për probleme muskulare. Megjithatë, një ekzaminim i kryer në fillim të javës nuk tregoi dëmtime serioze. Zëdhënësit e mediave gjithmonë kanë pohuar se sfida me Anglinë nuk ishte në rrezik, përcjellë KosovaPARESS.

Stërvitja përfundimtare do të zhvillohet të premten në Shtutgart. Pasdite kombëtarja fluturon për në Dyseldorf, ku të nesërmen në orën 18 do të zhvillohet çerekfinalja kundër Anglisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025