Xhaka pritet t’i bashkohet Romës në kampin stërvitor në Portugali

Xhaka pritet t’i bashkohet Romës në kampin stërvitor në Portugali

Granit Xhaka pritet të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës së Romës në kampin stërvitor në Portugali javën e ardhshme, raportojnë mediat në Itali pasi mësohet se Roma është e bindur se do ta kompletojë transferimin e mesfushorit brenda këtyre ditëve.

Gjigandët italianë do të marrin pjesë në një kamp stërvitor në Portugalinë jugore dhe, sipas “Sky Italia”, Xhaka do të bashkohet me shokët e tij të rinj së shpejti.

Kushtet personale janë arritur tashmë midis Romës dhe Xhakës, dhe Mourinho është i etur ta ketë atë në kamp sa më shpejtë që është e mundur, përcjellë KosovaPress.


Pretendohet se një marrëveshje midis Arsenalit dhe Romës për Xhakën është pothuajse e përfunduar.

Kjo do t’i jap fund periudhës pesë-vjeçare të Xhakës në Londër, ku ai ka arritur më shumë se 200 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.

Arsenali së fundmi nënshkroi me Sambi Lokonga, i cili i ka hapur derën Xhakës të largohet nga klubi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: