Xhaka pak para sfidës me Liverpoolin: Duam të tregojmë sa të fortë jemi

Xhaka pak para sfidës me Liverpoolin: Duam të tregojmë sa të fortë jemi

Mesfushori i Arsenalit Granit Xhaka i ka dërguar një mesazh rivalit të sotëm në Premier Ligë, Liverpoolit pak para fillimit të ndeshjes.

Ai ka thënë se Arsenali ka ndryshuar shumë në krahasim me skuadrën që ishte para një muaji dhe se këtë do të provojnë ta tregojnë edhe sonte në fushë kundër skuadrës së Jurgen Klopp, transmeton KosovaPress.


“Është ndeshje e madhe. Duam t’iu tregojmë të gjithëve se ne jemi më të mirë se një muaj më parë. Ne duhet të jemi gati, këto ndeshje do të finalizohen nga detajet e vogla dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ne dhe duam ta tregojmë këtë në fushë sot”, ka thënë Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës do të luajë nga minuta e parë sonte.

Arsenali renditet në vendin e katërt në tabelë me 51 pikë, kurse Liverpooli është i dyti me 66 pikë.

Lexo edhe

Video