Xhaka në formacionin e javës në Premier Ligë

Xhaka në formacionin e javës në Premier Ligë

Lufta për titull në Premier Ligë po vazhdon me ashpërsinë e saj edhe tashmë kur kampionati është në xhirot e fundit.

Manchester City dhe Liverpooli po luftojnë kokë më kokë për titullin e më të mirit në futbollin anglez, me vetëm një pikë diferencë në të mirë të skuadrës së Pep Guardiolas, përcjellë KosovaPress.

Në mesjavë u zhvilluan ndeshje shumë interesante ku Arsenali triumfoi ndaj Manchester United me rezultat 3-1, ndeshje në të cilën Granit Xhaka realizoi një gol shumë të bukur dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme.


Gabriel Jesus ishte po ashtu njëri nga më të mirë në këtë xhiro duke realizuar katër gola në ballafaqimin e Cityt me Ëatfordin.

Xhaka dhe Jesus që të dy janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Premier Ligë i cili duke si më poshtë:

(4-3-1-2): Meslier; Romero, Jansson, Matip, Robertson; Guimaraes, Ward-Proëse, Xhaka; De Bruyne; Jesus, Joelinton

Lexo edhe

Video