Xhaka me super statistikë, askush nuk e ka bërë në Ligën e Kampionëve dhe të Evropës që nga 2016/17
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Bayer Leverkuseni dhe Granit Xhaka siguruan mbrëmë finalen e Ligës së Evropës, dhe e çuar në 49 ndeshje ecurinë pa humbje këtë sezon.

Bayer Leverkuseni dukej se ishte pranë humbjes së parë të sezonit kundër Romës, por një gol në minutën e 90+7’ nga Stanisic i siguroi skuadrës së Xabi Alonsos barazimin dhe kalimin në finale, raporton KosovaPress.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte i shkëlqyer mbrëmë ku edhe regjistroi statistikë që asnjë lojtarë nuk e kishte bërë që nga sezoni 2016/17.

Sipas “Squawka Football”, Granit Xhaka krijoi 10 shanse nga loja e hapur në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës, më së shumti nga një lojtar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose të Ligës së Evropës që nga fillimi i sezonit 2016/17. Këtu përfshihet edhe asistimi i mbrëmshëm në minutën e 90+7’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024