Zvicra ka pësuar disfatë nga Brazili në ndeshjen e dytë të grupit G të Kampionatit Botëror duke bërë që kështu që ta përcaktojë fatin e vet në ndeshjen e fundit, atë kundër Serbisë.
Një gol i realizuar shtatë minuta para përfundimit të ndeshja ia dha tre pikë të plota Brazilit që tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, raporton KosovaPress.
Granit Xhaka tha pas ndeshjes se skuadra në përgjithësi pati paraqitje të mirë dhe se te goli i pranuar nuk kishin se çfarë të bënin.
“Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga i gjithë ekipi. Brazili ka kualitete të mëdha. Në defanzivë kemi luajtur mirë në shumicën e kohës. Brazili nuk ka pasur raste të pastra për shënim. Te goli i pranuar nuk kemi mundur të bëjmë shumë. Për mendimin tim, ne kemi përmirësuar paraqitjen në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit”, ka thënë Xhaka.
Zvicra ka tre pikë në këtë grup pas dy ndeshjeve.