Xavi thyen heshtjen: Jam i fokusuar tek Al-Sadd

Xavi thyen heshtjen: Jam i fokusuar tek Al-Sadd

Gjigandi katalunas Barcelona pas humbjes së mbrëmshme kundër Rayo Vallecanos me rezultat minimal 1:0 ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman.

Deri në emërimin e një trajneri të ri, krerët e Barcelonës kanë zgjedhur Sergi Barjuan si trajnerin e tyre të përkohshëm, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, “Blaugranët” janë në pritje që ish-legjenda e tyre Xavi të jetë trajneri i tyre i ri, ku ky i fundit duhet të arrijë marrëveshje që të shkëput kontratën e tij me skuadrën e tij momentale Al-Sadd.


Rreth kësaj situate tani ka reaguar edhe vetë Xavi, i cili në një konferencë për media ka bërë të ditur që është i fokusuar vetëm tek skuadra e tij Al-Sadd.

“Jam i fokusuar me punën time me Al-Sadd dhe nuk do të shtoj ose të flasë për ndonjë gjë tjetër”, tha Xavi.

Thuhet se ky reagim nga Xavi vjen si pasojë e lidhjes së mirë që ka me krerët e klubit nga Katari, ku në anën tjetër Barcelona është në pritje që marrëveshja për shkëputje të kontratës nga Xavi të përfundohet sa më shpejtë.

Lexo edhe

Video