Xavi shijon humbjen e parë me Barcelonën

Xavi shijon humbjen e parë me Barcelonën

Gjigandi katalunas Barcelona ka pësuar sot humbje me rezultat minimal 1:0 kundër Real Betis, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16 të La Ligas spanjolle.

Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për Betisin e shënoi sulmuesi 28 vjeçar Juanmi, përcjell KosovaPress.

Pas një asistimi të Cristian Tellos, Juanmi ia siguron tre pikët skuadrës së tij në minutën e 79’ të ndeshjes.


Me tre pikët e reja, Real Betis ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me gjithsej 30 pikë, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Barcelona që zë vendin e shtatë.

Kjo ishte humbja e parë e trajnerit Xavi me Barcelonën, ku tani në katër ndeshje ka regjistruar dy fitore një barazim dhe një humbje.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 1:0 në favor të Real Betis.

Lexo edhe

Video

error: