Xavi për vendimin e Messit: Ai e ka tiganin në dorë
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Lionel Messi pritet së shpejti që të marr një vendim për të ardhmen e tij, mes opsioneve si rikthimin në Barcelonë dhe transferimin në Arabinë Saudite te Al Hilal.

Al Hilal i ka ofruar Messit më shumë se 400 milionë euro në vit, dhe marrëveshje komerciale, ndërsa Barcelona ende nuk ka paraqitur ndonjë ofertë për yllin argjentinas, raporton KosovaPress.

Barcelona e do me ngulm rikthimin e Messit, dhe këtë gjë nuk e kanë fshehur as trajneri Xavi, dhe presidenti i klubit, Joan Laporta.

Tani, Xavi e ka përsëritur se gjithçka është në dorën e Messit dhe presidentit Laporta.

“Messi e ka tiganin në dorën e tij, është në dorën e tij. Situata është në dorën e Laportas dhe Jorge Messit, mbetet të shihet se si do të përfundojë”, tha Xavi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024