Xavi për Kimmich: Kam biseduar me të

Xavi për Kimmich: Kam biseduar me të

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për mesfushorin e Bayernit, Joshua Kimmich, për të cilin raportohet se gjiganti spanjoll ka shprehur interesim në të.

Vazhdimisht po spekulohet për një interesim serioz të Barçës në Kimmich, pas largimit të Sergio Busquets, vendi i të cilit tani duhet me doemos të zëvendësohet sipas Xavit, raporton KosovaPress.


Xavi zbuloi se ka biseduar me Kimmich në Katar, dhe se mesfushori gjerman i ka thënë se ai ishte tifoz i trajnerit të Barçës.

“Unë bisedova me të në Katar, ne u takuam në një ngjarje dhe ai tha se ishte një tifoz i imi. Lëvizja te Barça? Ai ka kontratë me Bayernin kështu që varet nga ai, shikoni Lewandowskin për shembull, ai dëshironte të vinte”, tha Xavi për “Jijantes”.

Xavi dëshiron ta gjejë zëvendësuesin e Segio Busquets, ndërsa emrat më të përfolur deri tani janë Zubimendi i Real Sociedadit dhe Joshua Kimmich i Bayern Munichut.

Lexo edhe

Video