Xavi e konfirmon, Barcelona dëshiron të transferojë një mbrojtës të ri

Xavi e konfirmon, Barcelona dëshiron të transferojë një mbrojtës të ri

Vendimi i Gerard Piques për tu larguar nga Barcelona dhe për tu pensionuar nga futbolli e ka detyruar gjigantin katalunas që të planifikojë për ta transferuar një mbrojtës të ri në merkaton e janarit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka konfirmuar planin e klubit për të transferuar një mbrojtës në afatin kalimtar dimëror të transferimeve, raporton KosovaPress.


“Ne do të transferojmë një qendërmbrojtës në janar, do të jetë prioritet pasi që Pique vendosi që të largohet”, tha Xavi.

Barcelona po eksploron opsionet e mundshme, ku ndër emrat e preferuar për një kohë të gjatë është Inigo Martinez, ndërsa vendimet e klubit do të merren gjatë Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

(20) Fabrizio Romano on Twitter: “Xavi confirms Barça plan to sign new centre back: “We will go for a centre back in January, it will be a priority as Piqué has decided to leave”. 🔵🔴 #FCB Barcelona are exploring options with Iñigo Martínez in the list since long time, decisions will be made during World Cup. https://t.co/fP9br3BcGQ” / Twitter

Lexo edhe

Video