Xavi dëshiron dy mbrojtësit e Chelseat

Xavi dëshiron dy mbrojtësit e Chelseat

Trajneri spanjoll Xavi Hernandez veçse ka filluar rindërtimin e Barcelonës, ku vazhdimisht është duke u lidhur me spekulime për të transferuar emra të ndryshëm të lojtarëve, pavarësisht krizës financiare në të cilën gjendet gjigandi katalunas.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Barcelona është duke punuar që të siguroj transferimin e mbrojtësit të Chelseat Cezar Azpilicueta si lojtar të lirë në qershor.


Bisedimet janë duke vazhduar, ku kontrata e propozuar nga Barça është që Azpilicueta të nënshkruajë me gjigandin katalunas deri në vitin 2024, me mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Në anën tjetër, kampioni evropian Chelsea është ende duke pritur për një përgjigje të Azpilicuetas, që ky i fundit të vendos për të ardhmen e tij.

Po ashtu, raportohet se krerët e Barcelonës janë të interesuar edhe në mbrojtësin Andreas Christensen, të cilit kontrata aktuale me Chelsean i përfundon në fund të këtij sezoni.

Lexo edhe

Video