Xavi bën pretendim të guximshëm për Raphinhan pas interesit serioz të Arsenalit

Xavi bën pretendim të guximshëm për Raphinhan pas interesit serioz të Arsenalit

Xavi e ka cilësuar Raphinhan si të ardhmen e Barcelonës, pas spekulimeve të fundit për të ardhmen e anësorit brazilian.

26 vjeçari e ka pasur të vështirë këtë sezon që ta çimentojë pozitën e titullarit në formacionin kryesor të Xavit, pas transferimit të tij 60 milionësh nga Leeds United gjatë verës së kaluar, raporton KosovaPress.

Gjatë merkatos së janarit që e lamë pas, Arsenali ishte duke e monitoruar nga afër situatën e Raphinhas në “Camp Nou”, pavarësisht dëshirës së lojtarit që ta vazhdojë karrierën te Barça.

Duke folur pasi që Raphinha shënoi gol në fitoren 2:1 të Barcelonës kundër Real Betisit mbrëmë, Xavi e ka mbrojtur Raphinhan pas kritikave që braziliani ka pasur vazhdimisht për paraqitjet e tij që nga koha kur iu bashkua klubit.


“Raphinha ishte i mirë, jo vetëm për golin e tij, por gjithashtu edhe me aftësitë e tij mbrojtëse. Ai është një lojtar që kritikohet vazhdimisht, por ai bënë shumë dhe ne e vlerësojmë shumë”, tha Xavi.

Më pas, Xavi foli edhe për spekulimet rreth së ardhmes së Raphinhas.

“Ne gjithmonë do ta përkrahim Raphinhan, ai është e ardhmja e Barcelonës”, tha Xavi.

Këtë sezon, Raphinha ka arritur të regjistrojë pesë gola dhe shtatë asistime për Barcelonën në të gjitha garat. Sidoqoftë, ai ka qenë titullar në vetëm 10 nga 18 ndeshje të La Ligas në të cilat ai është përfshirë.

Lexo edhe

Video