Wigemark: Sulmet kriminale ndaj policisë në veri duhet të ndalen menjëherë

Wigemark: Sulmet kriminale ndaj policisë në veri duhet të ndalen menjëherë

Shefi i EULEX-it Lars Gunnar-Wigemark ka deklaruar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë akte kriminale që duhet të ndalen menjëherë.


Ai në një postim në Twitter ka shkruar se EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX do të shtojë patrullimet e saj në zonë.

Lexo edhe

Video