Wigemark: Qarkullimi në kufirin Kosovë-Serbi po vijon pa vonesa e incidente

Wigemark: Qarkullimi në kufirin Kosovë-Serbi po vijon pa vonesa e incidente

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka bërë të ditur se qarkullimi në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa incidente.


Ai në një postim në Twitter ka shkruar se situata është duke u monitoruar nga njësia e specializuar e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarët e Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë pikëkalimet të përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka shkruar Wigemark.

Lexo edhe

Video