Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

West Ham nuk heq dorë nga Liga e Kampionëve

West Ham nuk heq dorë nga Liga e Kampionëve

Futbollistët e West Ham mposhtën sonte Burnley me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të raundit 34 të Premier League pas kthesës.

Heroi i “çekanëve” ishte Michael Antonio, i cili shënoi të dy golat, pas harkimeve të bashkëlojtarëve të tij.

Vendësit erdhën të parët në epërsi me golin e Wood në minutën 19, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak pasi mysafirët barazuan shifrat përmes Antonio pas harkimit të Coufal. I njëjti lojtar vetëm nëntë minuta më vonë, pas asistimit të Benramës,  mposhti Poup për rezultatin përfundimtar 2:1.


Skuadra e David Moyes kështu ruajti shanset për të qenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ata aktualisht janë të pestët me 58 pikë, tre më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Pas West Ham është Tottenham me 56, dhe Liverpool me 54, me një ndeshje më pak.

Burnley ende nuk ka siguruar mbijetesën dhe një fitore në katër raundet e ardhshme do të jetë e mjaftueshme për këtë.

Lexo edhe

Video

error: