West Ham-Manchester City, ja formacionet zyrtare – foto

West Ham-Manchester City, ja formacionet zyrtare – foto

Ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës do të jetë tejet interesante, ku skuadra e West Ham United e pret në shtëpi kampionin anglez, Manchester City.

Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në stadiumin “London” të West Hamit, përcjell KosovaPress.

“Çekanët” do të synojnë befasinë dhe të arkëtojnë pikët e plota në këtë ndeshje, kurse skuadra e Pep Guardiolas kërkon që ta fillojë sezonin e ri me fitore, dhe ta vazhdojë mbrojtjen e titullit të Premier Ligës.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për West Hamin nuk do të paraqitet Aguerd, kurse te City mungojnë Laporte dhe Mendy.


Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

West Ham United

Manchester City

Lexo edhe

Video