West Ham-Manchester City, formacionet e mundshme

West Ham-Manchester City, formacionet e mundshme

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes West Ham United dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për të siguruar biletën drejt fazës së çerekfinales së Carabao Cup.

Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj gare, West Ham mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Manchester United, kurse Manchester City shënoi fitore të thellë 6:1 kundër Wycombe, përcjell KosovaPress.

Në këtë ndeshje, të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në Premier Ligën angleze, ku Manchester City e mposhti me rezultat 4:1 skuadrën e Brighton, kurse West Ham regjistroi fitore minimale 1:0 kundër skuadrës së Tottenham.

Sa i përket mungesave në ndeshjen e sotme, trajneri Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Delap, Mendy, Torres dhe Sterling, kurse për trajnerin David Moyes nuk do të paraqiten Kral dhe Coufal.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

West Ham United (4-2-3-1): Areola; Fredericks, Dawson, Diop, Johnson; Rice, Noble; Yarmolenko, Lanzini, Masuaku; Bowen

Manchester City (4-3-3): Steffen; Egan-Riley, Stones, Ake, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, Palmer; Mahrez, Jesus, Grealish

20:45 West Ham United – Manchester City (Stadiumi Olympic-Londër)

Lexo edhe

Video

error: