Western Balkans University po ndërton programe bashkëkohore studimi si ato të universiteteve të tjera evropiane.
Prof. Dr. Evis Sala, Rektore e WBU thotë se po punohet ngushtë me Universitetin e Kembrixhit.
“Jemi shumë të kënaqur. Po ndërtojmë disa programe shumë bashkëkohore me universitete të tjera evropiane. Në degën e mjekësisë po punohet me Universitetin e Kembrixh. Programet po ndërtohen shumë ngushtë me ta, për të sjellë pothuajse programin e Kembrixh këtu. Kemi futur degë të reja. Kemi parasysh që mjekësia ka inovacion të vazhdueshëm. Inovacioni është qendra e programit. Jemi të mirëpozicionuar si universitet, kemi një bazë spitalore shumë të fuqishme, Hygeia dhe Spitali Amerikan. Prandaj programi është komplet, përfshin edhe pjesën praktike. Kjo është e rëndësishme se në fund krijohen mundësitë në kompleksin spitalor të Kembrixhit. Studentët tanë do të përgatiten në mënyrë të tillë që të kalojnë testin final”, tha rektorja e WBU.
Prof. Dr. Evis Sala thekson se qëllimi është të punojmë për të formuar studentë me nivel evropian. Kjo do të çonte në zgjidhjen e asaj që njihet si ikja e trurit, problem me të cilin po përballen edhe vende të tjera.
“Kemi mundësinë me universitetin tonë që të formojmë këtu studentë me nivel evropian. Nuk ka nevojë të shkohet gjithmonë jashtë. Si gjithë vendet e tjera kemi pasur edhe ne largimin e trurit. Duhet ta marrim trurin dhe ta sjellim këtu. Unë pata mundësi e hapjes së leksionit të vitit akademik në “Universita Cattolica Del Sacro Cuore” në Romë, edhe atje kjo u theksua që ka një largim të trurit nga Italia, kështu që nuk është vetëm problem shqiptar. Ne i kemi të rinjtë shumë të mirë, i kemi shumë të zgjuar. Inteligjencën e kemi këtu, prandaj dhe duhet ta formojmë këtu”, u shpreh Prof. Dr. Evis Sala.
Një rëndësie të veçantë në Western Balkans University po i kushtohet edhe programeve të reja përveç mjekësisë, si ekonomia, teknologjia dhe inovacioni.
📞 Contact:
📲 067 60 20 600
🎓 Adress: Autostrada Tiranë – Durrës, KM 7, Tiranë